Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku merr vendimin drastik për udhëheqësit e organizatës botërore të bamirësisë

22:19 / November 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa francesku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku i shkarkoi këtë të martë udhëheqësit e organizatës botërore bamirëse të Kishës Katolike Romake dhe emëroi një komisionar për udhëheqjen e saj derisa të zgjidhen ekzekutivët e rinj.

Ky vendim i papritur prek ekzekutivët e organizatës Caritas Internationalis (CI), një konfederatë me seli në Vatikan që përbëhet nga 162 organizata katolike për ndihma, zhvillim dhe shërbime sociale në mbi 200 vende.

Shkarkimi i udhëheqësve ekzekutiv të CI-së, që ka mbi një milion njerëz si pjesë të stafit dhe vullnetarë në mbarë botën, u bë i ditur në një dekret papnor të publikuar nga zyra për media e Vatikanit.

Një deklaratë tjetër nga departamenti për zhvillimin i Vatikanit, që mbikëqyr punën e CI-së, tha se një inspektim i këtij viti i vendit të punës, nga ekspertë të jashtëm të menaxhimit dhe psikologjisë, gjeti pakënaqësi dhe praktika të këqija menaxhimi në selitë e organizatës.

Një pjesëtar i stafit tha për Reuters se ka raste të abuzimit verbal, favorizimit dhe keqmenaxhimit me resurset njerëzore dhe kjo ka bërë që stafi të shkarkohet. Caritas Internationalis e ka selinë në Romë, në një ndërtesë nën pronësi të Vatikanit.

“Nuk ka asnjë dëshmi për keqmenaxhim financiar apo parregullsi seksuale, por nga puna e panelit kanë dalë disa gjetje të tjera të rëndësishme që kërkojnë vëmendje urgjente”, u tha në deklaratën e departamentit për zhvillim.

“U vunë re mangësi reale në menaxhim dhe proçedura, që paragjykonin seriozisht shpirtin e ekipit dhe moralin e stafit”, thuhej ndër tjerash.

Në deklaratën e lëshuar thuhej gjithashtu se “çështjet financiare janë menaxhuar mirë dhe qëllimet e fondeve të mbledhura janë arritur”, por se normat dhe proçedurat e menaxhimit duhet të përmirësohen, shkruan REL.

Në mesin e të prekurve nga ky dekret ishte kardinali Luis Antonio Tagle, i cili ishte formalisht president i Caritasit, por që nuk përfshihej në punët e përditshme. Puna e tij kryesore në Vatikan është si kryesues i krahut misionar të Kishës. Pozita e presidentit tradicionalisht mbahet nga një kardinal.

Tagle, me prejardhje nga Filipinet, shpeshherë konsiderohet si opsion për ta marrë pozitën e Papës në të ardhmen. Ai tani do ta lërë pozitën si president, por do të mbetet në Vatikan në një rol të ri për t’i ndihmuar komisionarit t’i mbajë marrëdhëniet me zyrat shtetërore të Caritasit dhe në përgatitjet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm për udhëheqjen e re.about:blank

Dy burime nga Caritas-i, që folën për Reuters në kushte anonimiteti, thanë se dekreti kishte për cak praktikat e menaxhimit nga zyra e sekretarit të përgjithshëm dhe bordi.Përveç Tagles dhe një prifti, të gjithë anëtarët e udhëheqësisë ekzekutive të CI-së ishin njerëz laikë.

caritas papa francesku vendim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.