Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Emigrimi masiv i shqiptarëve drejt Anglisë, Bajram Begaj takon ambasadorin britanik: Koha për investime konkrete në veri të vendit

22:54 / November 22, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik Alastair King-Smith ku kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Begaj shprehet se ka theksuar rëndësinë e iniciativave të përbashkëta për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të rinjve.

Kreu i shtetit thekson se është moment për investime konkrete për përmirësimin e zonave veriore të vendit për të krijuar premisa për një lëvizje dhe emigracion të rregullt.

“Zhvillova sot një takim me Ambasadorin britanik Alastair King-Smith, me të cilin biseduam për nevojën e rritjes dhe forcimit të marrëdhënies midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër dhe të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit, theksova rëndësinë e iniciativave të përbashkëta që i vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë të rinjve dhe mbështetjes së aspiratave të tyre.

Është momenti për projekte dhe investime konkrete që do të përmirësojnë jetën e banorëve në zonat veriore të vendit dhe do të krijojnë premisat për një lëvizje dhe emigracion të rregullt”, shkruan presidenti Begaj.

Apeli i tij vjen pas rritjes së numrit të shqiptarëve veçanërisht nga zonat veriore që kanë udhëtuar ilegalisht me gomone drejt Britanisë së Madhe duke rrezikuar jetën.

angli bajram begaj emigrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.