Pjesa poshtë syve është një prej zonave më delikate dhe një numër i konsiderueshëm i femrave e kanë shumë problem. Lëkura poshtë syve është shumë e hollë dhe shumë e brishtë.
Veproni në këtë mënyrë për të evituar rrathët e zinj poshtë syve:
– prisni pataten në dy feta të holla
– në një enë shtoni një filxhan kafeje me çaj jeshil të nxehtë
– brenda enës hidhni patatet në mënyrë që të thithin çajin
– enën lëreni në frigorifer për rreth 15 minuta
– dy fetat e patates vendosini në pjesën poshtë syrit dhe lëreni per rreth 15 minuta e më pas shpëlajini sytë.