Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video e rrallë/ Çfarë tha Konica pasi Italia pushtoi Shqipërinë

19:28 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konica
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka publikuar sot një intervistë të padëgjuar më parë, ku Faik Konica flet për radioN amerikane ‘NBC’ një ditë pasi Itali Fashiste kishte pushtuar Shqipërinë me 7 prill të 1939.

Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington tregonte edhe raportet mes vendit tonë dhe Italisë. Ai shprehet mes tjerash në intervistë, se para se të niste  pushtimi italian mbi Shqipërinë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë shumë të mira, duke shtuar  se shumë studentë kanë ndjekur studimet e tyre të larta në vendin fqinj.

Postimi i plotë i gazetarit:

Po ju paraqes një material zanor të pa publikuar ndonjëherë. Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayfloëer të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë. Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026

Rama jep lajmin: Peizazhet mahnitëse të Shkodrës u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda

16:29 / July 9, 2026

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

15:04 / July 9, 2026

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.