Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Kukës

14:56 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet operacioni i koduar “Drini i Zi”. Në kuadër të këtij operacioni uniformat blu kanë arrestuar një 33-vjeçar, pasi u kap duke transportuar kundrejt 150 eurove katër emigrantë.

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar automjeti më të cilin transportoheshin emigrantët.

Njoftimi:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Drini i Zi”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës.

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar që u kap duke transportuar kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Kukës, në vijim të punës 24/7, në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drini i Zi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

33-vjeçari u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjet, kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.