Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Si ta hiqni mykun nga muret e shtëpisë

19:59 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5ff601849a22d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këto janë produktet natyrale që lejojnë në eliminimin e mykut nga shtëpia pa qenë nevoja të blini produkte kimike:

Sodë buke

Do t’ju duhet ta tretni në ujë dhe pastaj të pastroni muret, kështu do të hiqni edhe njollat.

Uthull

Përpiquni të parandaloni shfaqjen e mykut duke aplikuar çdo katër muaj një përbërje me ujë dhe uthull që dezinfekton sipërfaqet dhe eliminon bakteret që shkaktojnë mykun. Gjithashtu, ajrosini mirë ambientet, sidomos banjën, vendin e preferuar të mykut, pasi është i ngrohtë dhe i lagësht.

Kripë e trashë

Kripa e trashë përthith lagështinë. Vendoseni nëpër enë të cilat duhet t’i vendosni nëpër dhomat e shtëpisë.

Ekstrakt agrumesh

Mund ta luftoni mykun edhe me ekstrakt agrumesh. Holloni 20 pika ekstrakt në dy filxhanë ujë, përziejini dhe hidheni masën në një shishe spray. Sprucojeni më pas në sipërfaqen me myk dhe lëreni të reagojë për një orë, më pas pastrojeni me ujë. Përzierje antimyk të bëra vetë -Përgatisni një përzierje antimyk duke përzier 700 ml ujë normal, dy lugë gjelle ujë të oksigjenuar, 2 lugë kripë të imët dhe 2 lugë sodë buke. Vendoseni përzierjen në një shishe sprej, tundeni mirë dhe spërkatni në sipërfaqet me myk.

Më pas, fërkojini njollat me furçë dhëmbësh dhe myku do të zhduket. -Me 100 ml alkool ushqimor dhe 15 pika vaj esencial livande, do të parandaloni formimin e mykut nga pajisjet e banjës. Spërkatni nëpër zonat e prekura, lëreni të reagojë dhe hiqini njollat me një furçë dhëmbësh.

-Nëse myku ju ka prekur librat mund t’i pastroni me pudër. Si fillim pastrojini fletët me një pecetë, më pas spërkatini me pudër. Lëreni të veprojë për një orë dhe hiqni më pas pluhurin e tepërt. -Nëse myku ka prekur veshjet tuaja, hiqini përmes një solucioni të përbërë nga lëng limoni dhe kripë. Nëse ka prekur tendat dhe tapicerinë, përzieni gjysmë litri alkool dhe gjysmë filxhani ujë. Zhysni një leckë aty dhe fërkoni pëlhurat që duhen pastruar.

myk pastrim shtepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.