“Pushtimi”, si e lexon situatën sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, është fakt, por negativ për qeverinë britanike. Emigrimi në këtë shtet është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Më shumë se gjysmë milioni njerëz (504.000) kanë hyrë në Britani, kjo shifër deri në qershor. Rekordi i mëparshëm ishte 390.000 në vitin 2015.
Kur donte votat e qytetarëve, ish-kryeministri David Cameron premtoi të zvogëlojë emigrimin nga qindra mijëra në vit, në dhjetëra mijëra. Por ai kurrë nuk iu afrua qëllimit. media britanike “The Sun”, shkruan se edhe kryeministrat e tjerë si Theresa May, apo dhe Boris Johnson që kanë kërkuar votën e qytetarëve në vitet e fundit, nuk iu afrua qëllimit.
Në vitin 2018 vetëm disa qindra njerëz që kaluan Kanalin me varka ilegalisht nga Franca, por këtë vit janë 33,000 persona që e kanë kaluan Kanalin, shifër kjo vetëm për nëntë muaj. Një e treta e tyre janë nga Shqipëria. E vërteta e shifrave sipas “The Sun”, është se ato vijnë nga paaftësia e një sistemi të tërë. Home Office dhe mosgatishmëria e qeverisë për të bërë atë që është e nevojshme për t’i bërë kufijtë të sigurt.
Nuk është vetëm fakti që qeveria nuk e ka kontrolluar emigrimin ilegal. Këto shifra tregojnë se ata nuk e kanë kontrolluar as emigracionin legal. Pjesa më e madhe e rritjes masive të migrantëve vjen nga rritja e vizave studentore.