“Kompania “Eagle Hills” merr dritën jeshile për mega-projektin në Shqipëri”,-shkruan revista “Arabian Business”. Pas 14 orëve të seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë marrëveshja u votua me 76 vota pro dhe 35 kundër për projektin e Portit të Durrësit.
Biznesmeni Alabbar thotë se ka punuar shumë gjatë për këtë projekt. “Është ndryshim loje, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni askund diçka të tillë”, tha Alabbar.
I njohur si “Durrës Yachts and Marina”, porti i ri do të projektohet si një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e dioksidit të karbonit.
Mbi 80,000 metra katrorë do të jenë parqe dhe hapësira të hapura, ndërsa po pranifikohen të jenë edhe 170 dyqane tregtare. Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, i themeluar në vitin 627 p.e.s.