Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët në selinë blu, u pyet edhe për kandidatët që do të prezantojë Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Për të, pazari i Alibeajt me Edi Ramën është, një kandidat, një pallat. “Një kandidat një pallat është në masën e të paktën 80, 90% e vërtetë. Këta janë të tillë, s’kanë asgjë të përbashkët me opozitën”.
Pyetja : Do dilni me kandidatë të ndarë. I quani të mbyllura negociatat?
Berisha: Nuk ka diskutim që PD del me një kandidat, çdo tjetër që del, del në emër të Ramës për të dëmtuar PD. PD-ja del vetëm me 1 kandidat dhe të zgjedhur në një procedurë historike më të paparë në këtë vend, në primaret. Absolutisht vetëm të Ramës, e dini sesa tendera ka fituar Kapllani, me dhjetra tendera. Përfshi dhe pallatet, aty ku u krijuar keqtrajtimi i qytetarëve, te 5 Maji. Një kandidat një pallat është në masën e të paktën 80, 90% e vërtetë. Këta janë të tillë, s’kanë asgjë të përbashkët me opozitën. Ju e patë sesi ishin përzirë aksionet.
