Sot, Gjykata liroi nga burgu tre infermierët që dhunuan të moshuarën pak ditë më parë në një azil në Pejë. Pas këtij vendimi, ka reaguar e bija e të moshuarës, Zhaneta Nira, e cila shkruan se plaga saj është thelluar edhe më shumë.
“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar. Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta.
Për lirimin e infermiereve reagoi edhe avokati familjes së të moshuarës, Meshari Selimaj, i cili deklaroi për “KosovaPress” se vendimi i sotëm tregon tendencat për trajtimin e mëtejshëm të rastit.
“Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, theksoi ai.