Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karamuço zbulon rolin e dy kolumbianëve në laboratorin e “barit” në Fier

20:17 / November 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur sot se sasia e kokainës e cila ishte përzier në 24 tonë pleh kimik, i sekuestruar gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmë, mund të arrijë në 430 kilogramë. Vlera e saj në treg, sipas prokurorëve shkon në 40 milion euro.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi detaje të reja lidhur me këtë operacion duke theksuar se dy kolumbianët, njëri i arrestuar dhe njëri në kërkim, kishin rolin e kimistëve të cilët do të shkriftonin drogën.

“Kishte dy kimist të ardhur nga Kolumbia, pasi do të shkriftonin kokainën dhe do ndanin plehun kimik.”

“473 kg kokainë e përzier me pleh kimik, se nuk kalon në skaner. Kemi rolin e dy kimistëve, një i arrestuar dhe një i larguar dhe është në kërkim. Kimistët shtohen se kanë njohuri për kokainën. Kjo tregon që krimi i organizuar po mendon për mënyra të sofistikuara për të kaluar mallin. Ka dyshime se në portin e Durrësit ka materiale që nuk kontrollohen me skanerin. Ka pasur sinjale se eksponentë të ndryshëm mund të jenë përfshirë për transportin e këtyre lëndëve” tha Karamuço.

Hetimet janë realizuar mes autoriteteve shqiptare dhe malazeze, si dhe në bashkëpunim me agjenci të huaja ligjzbatuese, dhe kishin nisur në korrik të këtij viti.
Policia malazeze tha të premten se ky aksion në Mal të Zi u krye me kodin “Port”, ndërsa në Shqipëri me kodin “Konsistenca”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.