Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ekspozita artistike “Përmes lentes të leximit” vjen për publikun e Tiranës më 26-27 nëntor

13:44 / November 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6e1fabfb 85e2 46ab a1d0 d89048b907f7 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Përmes lentes të leximit” është një ekspozitë fotografike e cila synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e leximit për brezin e ri përmes lenteve tè aparatit fotografik.

Fotografitë janë letra artistike të printuara bardh e zi në përmasa të ndryshme. Fotografi, z. Dauti prezanton magjinë e të lexuarit përmes objektivit të aparatit të tij. Protagonistët janë njerëz të zakonshëm të cilët bashkohen në një proces të përbashkët, atë të leximit, të vjetër sa vetë koha. Çdo individ e përjeton procesin në mënyrë unike duke u lidhur me pjesët më intime të shpirtit të tij.

6e1fabfb 85e2 46ab a1d0 d89048b907f7

Në një kohë kur të rinjtë, përveç teksteve shkollore, janë kryesisht të fokusuar te pajisjet elektronike kjo ekspozitë vjen si një ftesë për të sfiduar trended e momentit dhe për t’u rikthyer te leximi i librave. Një event kulturor ku kombinohen forma të shumta arti: fotografia, muzika, leximi i poezve nga zonja Ema Andrea, librat në rafte dhe ekspozita virtuale për ata që do ta ndjekin virtualisht.

Ky event kulturor synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e leximit tek të rinjtë dhe përfshirjen e tyre aktive në aktivitete kulturore që lënë gjurmë. Aktivitete kulturore që gjenerojnë angazhim dhe veprim në shoqëri.

Ekspozitën do mund ta shijoni nga data 26-27 Nëntor pranë:

– Shtëpia muze “Ismail Kadare”

– Qendra Kulturore Tulla

Fotografitë e ekspozitës janë përzgjedhur pa kohë dhe pa fytyrë për të treguar se leximi është njëkohësisht një zakon sa i vjetër dhe aktual . Ato përfaqësojnë virtytin e leximit si një proces që lejon kontaktin me pjesën më të pastër të shpirtit. Në ekspozitë fotografitë ndryshojnë në ide dhe mesazhe. Çdo vizitor mund të gjejë diçka për të nxitur një emocion.

37d98667 9ceb 4917 ad27 6a00fd53b778

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026

Rita Ora në telashe? Kompania mbyllet, ish-menaxherja e padit

21:40 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.