Policia e Kosovës ka gjetur 25-vjeçare nga Rahoveci, Dorentina Gashi-Spahiu, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj mbi dy javë më parë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se e reja është gjetur e shoqëruar nga një burrë, me të cilin bashkëjeton që nga koha kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit.
“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo të gjitha veprimet i ka bërë me dëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush”, thuhet në komunikatën për media.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, i cili ka kontaktuar me 25-vjeçaren pasi siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, ka braktisur edhe vajzën e saj njëvjeçare.
