Sot, Shqipëria feston 110-vjetorin e Pavarësisë. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, akrobatja Fiona Rushiti ka realizuar një performancë të jashtëzakonshme te sheshi Nënë Tereza në Tiranë.
Ajo është ngjitur në qiell, duke performuar në mes të hartës së Shqipërisë etnike dhe flakëve.
Ndonëse rezultati për realizimin e këtij projekti ishte fantastik, Fiona rrëfen se ka përjetuar një periudhë shumë stresuese.
“Unë kam qenë shumë në stres, sepse mendoja se nuk do të kishim mundësi ta realizonim në kohë”.
Ajo tregon se perfomancën e kanë bërë me maska në fytyrë, si kundërpërgjigje për zyrtarët britanikë të cilët i kanë cilësuar shqiptarët kriminelë e terroristë.
“Zjarri nënkupton që asgjë nuk i djeg shqiptarët dhe janë të forte si zjarri , dhe harta që nënkupton që bashkimin e trevave shqiptare.”
