Një grua shqiptare është sulmuar seksualisht brenda zyrës së emigracionit në një komisariat policie në Pistoia të Italisë. Autori i dyshuar nga Senegali akuzohet për tentativë përdhunimi.
Mediat fqinje shkruajnë se senegalezi i ishte drejtuar gruas dhe i kishte thënë që ta ndiqte për në tualet, por kur kjo e fundit refuzoi, ai e kapi për krahu, duke e tërhequr me forcë.
Karabinierët kanë ndërhyrë në kohë dhe sulmuesi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.