Ish-presidenti rus, Dmitry Mevedev, paralajmëroi sot NATO-n që të mos furnizojë Ukrainën me sisteme kundërajrore “Patriot”, teksa cilësoi aleancën euroatlantike “entitet kriminal”, raportojnë mediat e huaja.
“Nëse, siç la të kuptohet (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg), NATO furnizon fanatikët ukrainas me sisteme Patriot dhe forca ushtarake, ata do të bëheshin menjëherë një objektiv legjitim i forcave tona të armatosura”, shkroi Medvedev në Telegram.
Në mesazhin e tij kërcënues nuk bëhet e qartë nëse objektiv i Rusisë do të jenë sistemet “Patriot”, forcat ukrainase, ose personeli i NATO-s.
