Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me lajmin e bukur që pas një shumë shumëvjeçare, xhubleta shqiptare është në UNESCO. Sipas Ramës, ky lajm i bukur vjen për 110 vjetorin e Pavarësisë.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin si s’ka më bukur, të Xhubletës Shqiptare që u regjistrua si trashëgimi kulturore botërore nga UNESCO bash në 110 Vjetorin e pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
