Në Bjellorusi liderët më të fortë po vdesin. Pas vdekjes së mistershme të ministrit të Jashtëm, Vladimir Makei, që dyshohet të jetë atentat i mirëfilltë nga Kremlini për të detyruar vendin fqinj të qëndrojë pranë tij në luftën që po vijon prej muajsh në Ukrainë, një tjetër lider është keq.
Liderja e burgosur e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova është dërguar me urgjencë në spital ku po mbahet në terapi intensive. 40-vjeçarja Kolesnikova ndodhet në spitalin e qytetit lindor të Gomelit dhe raportohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që ndodhet në gjendje të qendrueshme.
Maria Kolesnikova u dënua në 2021 me 11 vite burg për organizimin e protestave në Bjellorusi, kundër rizgjedhjes së presidentit Alexander Lukashenko, në një proces gjyqësor të motivuar politikisht.