Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vasili nxjerr deklaratat e Ramës: Ka provokuar si rrugaç BE-në për ta armiqësuar me shqiptarët

19:13 / November 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petrit vasili 2 672x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Petrit Vasili ka shpërndarë tetë deklarata të bëra nga kryeministri Edi Rama, për të cilat shprehet se ka provokuar dhunshëm BE-në, me qëllim për ta armiqësuar me shqiptarët.

“Tete deklarata, kur Rama ka provokuar dhunshëm BE për ta armiqësuar me shqiptaret! Për te gjithë rilindasit e qeverise dhe altoparlantët mediatike te saj, ja ku i keni tete deklarata te Edi Rames ku provokon si rrugaç BE-ne. Njëra deklarate më antieuropiane se tjetra, aq sa edhe Putini do ta kishte Ramen zili për zellin dhe histerine antieuropiane. Armiqësimi i shqiptareve me BE ky ka qene misioni i vetëm i këtij serbo-rusi te betuar e te kapur peng”, shkruan nënkryetari i Partisë së Lirisë.

Ja deklaratat anti BE te Rames, sipas Petrit Vasilit 

1- 24 qershor 2022

“Putini mund të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por Bashkimi Europian nuk është më mirë”, tha Rama

2-  24 qershor 2022

“Sinqerisht? E pamundur të thuhet. Të parashikosh lëvizjet e BE-së është si të parashikosh fatkeqësi të mëdha natyrore”, – tha Rama.

3-  12 nentor 2022

“E pamë BE që të sillej si federatë vendesh egoiste, që ikën nga sytë këmbët për të ndarë vaksinat. Për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë, ata krijojnë probleme. Por cfarë ndodhi, pa Kinën dhe Turqinë ne nuk do mbijetonim se vaksinat nuk erdhën nga BE”.tha Rama

4- 23 shtator 2022

“Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm. Dhe pastaj ata filluan të sjellin vaksina”.tha Rama

5- 2 shtator 2022

“Ia drejtoj përsëri BE-së apelin e përsëritur ndoshta, që të mos bëjë me ne turpin që bëri me ne në kohën e pandemisë”.tha Rama

6-  18 janar 2021

“BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes dhe e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt për mundësi për marrëveshje bilaterale gjë që ka bërë që sot që përveç Shqipërisë dhe Serbisë, asnjë vend nuk ka nisur me vaksinimin” u shpreh Rama

7- 24 gusht 2022

“Kur diskutojmë gjeostrategjinë flasim për aktorë të tretë, të cilët nuk duhet të lejohen të hyjnë në Ballkanin Perëndimor, por kur vjen fjala për një çështje jete a vdekje është Kina që shpëton mjaft jetë në Ballkanin Perëndimor, është Rusia dhe është Turqia. Pa Presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksinat”, tha Rama

8-  11 janar 2018

“Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona.  Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin.

Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë”.tha Rama

Komentet jane te teperta!

Neveri per kete kryeminister dhe ministrat e tij laro, kur bejne sikur qajne per Sumit-in dhe dridhen nga gjoja dashuria per BE-ne!

Edi Rama Petrit Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.