Deputeti socialist ocialisti Erion Brace kritikon mosreflektimin sa duhet të uljes së çmimit të karburanteve prej kompanive të cilat kanë një rrjet të gjerë pikash karburanti.
“Çmimi ka zbritur në 205 lekë për litër, por në pikat e bardha është nën 200 leke për litër. Për herë të parë që nga marsi i këtij viti! Zhvillim i mirë për qytetarët, buxhetet e tyre por edhe për konsumin me shenja të qarta tkurrjeje. A është çmim i drejtë ky?
Për mua jo! Do të vijoj ta them që ky model tregu që kemi, nuk do të lejojë asnjëherë çmime te drejta!”
