Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një logo të samitit të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor.
Kreu i qeverisë, thotë se ky samit që do të mbahet për herë të parë në vendin tonë, është një ngjarje historike dhe se e ardhmja jonë është në familjen e madhe europiane.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
