Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjendet pas 3 vitesh Xheni Voka, por refuzon të ëmën: Nuk kam dëshirë të flas

18:55 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhoana voka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjendet live pas 3 vitesh Xheni Voka.26-vjeçarja nga Tirana kishte humbur kontaktet nga Gjermania në vitin 2019. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’, ndërsa nëna bënte apel për gjetjen e të bijës, kjo e fundit reagon live.

Me keqardhje moderatorja përcolli live mesazhin që Xheni dërgoi në adresë të emisionit, e cila refuzoi të kishte kontakt me familjarët, nënën dhe dy motrat e saj. Ajo nuk dha asnjë sqarim mbi të këtë vendim të sajin.

“Nuk jam Xheni Voka e kam Pruggmayer, nuk dua të kem kontakt me familjen time, i kam shkruajtur që jam shume mirë dhe të mos më shqetësojnë. Nuk e ndiej të arsyeshme të mbaj kontakt apo të flas sepse nuk kam dëshirë. Besoj e morët informacionin”

Prej vitit 2019 Xheni Voka jeton në Berlin, ndërsa është e martuar me një shtetas gjerman. Vajza e vogël e familjes bllokoi menjëherë çdo kontakt me nënën, pasi kjo e fundit i kërkoi ndihmë për kurimin e babait që ishte diagnostikuar me kancer. Ajo mbylli telefonin dhe pas këtij episodi, nëna nuk kishte guxuar më kurrë ta merrte pas debateve që kishin patur lidhur me çeshtjen e babait dhe përkeqësimin shëndetësor të tij.

U desh që 60-vjeçarja t’i drejtohej programit për t’i dërguar një mesazh të bijës, që e kishte konsideruar të humbur prej tri vitesh. I ati ndërroi jetë pa e parë më, ndërsa Xheni nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ refuzoi edhe të ëmën. Ishte e papritur kjo përgjigje mohuese për 60-vjeçaren në studio, e cila me lot në sy i dërgoi ndoshta mesazhin e fundit.

“Xheni jam mami yt, Xheni. Babin nuk e pe dhe iku nga kjo botë duke thënë ’dua të flas me Xhenin’. Megjithatë, kjo është dëshira jote, që të mos flasësh as me mua as me motrat, por të paktën na trego arsyen që ke. S’kam çfarë të them Xheni, të kemi mbajtur, të kemi dashur. Nuk je më e vogël, duhet të reflektosh dhe besoj do të reflektosh. Do vij një ditë që do të më kërkosh. Nuk e prisja këtë gjë nga vajza ime. Boll të jeshë mirë për veten. Hiqe pasaportën’-me këto fjalë prekëse iu drejtua 60-vjeçarja të bijës

Pas këtij momenti ’Pa Gjurmë’ hoqi pasaportën televizive të 26-vjeçares, e cila zgjodhi ta thyejë heshtjen e gjatë me këtë mesazh refuzues.

640 0 xhe 1669916581

Pa Gjurmë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.