Aktori i humorit Rezat Veleshnja ka hedhur poshtë lajmin që qarkullonte në disa portale se është grabitur dhe dhunuar në kryeqytet.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai vendosi të sqarojë gjithçka për ndjekësit e tij. Veleshnja shprehet në video se lajmi është i pavërtetë, ndërsa shtoi se ka qenë gjithë kohës në prova dhe nuk ka asnjë shenjë në trup.
“Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë s’di gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”, thotë mes të tjerash aktori i humorit.
