Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Taravari shpall nesër kandidaturën për kryetar të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

21:05 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taravari 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Taravari nesër pritet të shpallë kandidaturën e tij për kryetar të partisë Aleanca për Shqiptarët. Lajmin e bëjnë të ditur burime për Gazeta Lajm, të cilat theksojnë se strukturat partiake tashmë kanë mbledhur nënshkrimet për mbështetjen e kandidimit të tij, ndërsa Taravari gëzon përkrahjen e të gjitha degëve dhe anëtarësisë së gjërë si dhe të eksponentëve të lartë të partisë, konfirmojnë nga ASH.

“Ju informojmë se nesër (e premte) 02.12.2022, në ora 14:00, u.d. Kryetari, z. Arben Taravari, do të dorëzojë kandidaturën për Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, të shoqëruar nga nënshkrimet e anëtarëve, para Komisionit në zyrat qendrore të partisë në Tetovë. Pas dorëzimit të kandidaturës do të ketë deklaratë për media”, thuhet ne njoftimin zyrtar të ASH-së.

Taravari dhe deri në këtë moment është kandidati i vetëm për këtë pozitë brenda partisë, teksa Kongresi i Aleancës për Shqiptarët është caktuar të mbahet më 17 dhjetor dhe vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-kryetarit Ziadin Sela.

Kujtojmë se Taravari bashkë me Ziadin Selën formuan Lëvizjen për Reforma, që më pas u emërua si Aleanca për Shqiptarët. Ai përveç ushtrimit të funksionit të sekretarit të Përgjithshëm të ASH-së për një kohë ishte edhe nënkryetar i kësaj partie, dhe është një nga figurat më me autoritet dhe ndikim në këtë parti, si dhe bashkëpuntor i ngushtë i ish-kryetarit Ziadin Sela.

arben taravari kandidat maqedoni e veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.