Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: Programin e ka partia

22:48 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatori Blendi Fevziu ka debatuar me avokatin Fatmir Merkoçi, një prej kandidatëve të Primareve të Partisë Demokratike për Tiranën. Fevziu e pyeti Merkoçin e ftuar në ‘Opinion’ se cilat janë pikat e tij kryesore që do të ndryshonte në Tiranë, por avokati tha se nuk ka një të tillë, pasi atë e bën partia. Merkoçi u shpreh se ai sot kërkon votën e anëtarësisë dhe jo të qytetarëve, kështu që nuk ka pse të prezantojë platformë. Replikat mes tyre vijuan.

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevziu: Ec me tre pikat e zotit Merkoçi, kush janë?

Fatmir Merkoçi: Tre pikat kryesore

Blendi Fevziu: E çfarë propozoni ju si kandidat për kryetar bashkie?

Fatmir Merkoçi: Ne kemi krijuar një parti të djathtë, duke qenë se PD-ja ka qenë një…

Blendi Fevziu: Çfarë do bëni për Tiranën ?

Fatmir Merkoçi: A ka mundësi Blendi, unë kam garën brenda Partisë.

Blendi Fevziu: S’më duhet mua ç’do bëjë PD-ja, më duheni ju, programi juaj.

Fatmir Merkoçi: Po unë s’kam ardhur këtu për partinë, kam ardhur për konceptin konservator, nuk jam përballë Partisë Socialiste dhe Erion Veliajt këtu, kjo është gafa më e madhe, dalin me program dhe pastaj…

Blendi Fevziu: Ti do u përgjigjesh pyetjeve që të bëj unë, çfarë programi keni për qytetin?

Fatmir Merkoçi: Jo

Blendi Fevziu: Si jo? Për qytetin po kandidoni, jo për PD-në.

Fatmir Merkoçi: Dalim te e majta pastaj dhe bëjmë propagandë, unë po të them që jam në konceptin e konservatorit.

Blendi Fevziu: Ore s’më duhet koncepti yt, por koncepti im.

Fatmir Merkoçi: Unë ofroj një fushatë që të dal i pari dhe të përmbys Erion Veliajn. Të caktojmë çfarë janë Primaret.

Blendi Fevziu: Ç’më duhen mua primaret, çfarë projekti keni për të djathtët ?

Fatmir Merkoçi: Por s’ma jep qytetari mua, por anëtarësia

Blendi Fevziu: Po e kërkon për qytetin more

Fatmir Merkoçi: Anëtarësia me voton mbi bazën e vlerave dhe kontributeve

Blendi Fevziu: Dhe mbi programin që ke për qytetin. Ke program s’ke program.

Fatmir Merkoçi: Programi është i partisë

Blendi Fevziu: Po si i partisë more, çfarë diference keni ju, merrni programin pra dhe dilni, ç’rëndësi ka pastaj

Fatmir Merkoçi: Këtu koncepti janë Primaret

Blendi Fevziu: E ke marrë programin ti zotëri, cilat janë pikat e platformës tëndë për qytetin, çfarë vizioni ke për qytetin.

Debat fatmir merkoci kandidat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.