Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të premteje, e ka nisur me një video emocionuese. Kreu i qeverisë na prezanton me Marion, një 14-vjeçar i cili ka frymëzuar të shprehë në një pikturë mahnitëse talentin e tij të rrallë, traditat shekullore të vendlindjes, e mbi të gjitha dashurinë për gjyshen.
“MIRËMËNGJES dhe me Marion që na kujton se çdo gjyshe është një nënë Terezë, dhe se dashuria për familjen është talenti që pikturon dhe fiton çdo konkurs, si ky i realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook.
Në 85-vjetorin e ditës së lindjes, Mario zgjodhi që t’i realizonte një portret gjyshes së tij Terezës, e më këtë jo vetëm e gëzoi atë vetë, por edhe rrëmbeu edhe zemrat e publikut duke e bërë fitues të çmimit të parë në konkursin e Ministrisë së Arsimit. Kjo gjyshe është një heroinë, portreti i së cilës e shpreh më së miri këtë. Ajo është nënë e 13 fëmijëve dhe ka plot 28 nipër dhe mbesa.
Ky konkurs “Shqipëria Ime 2022” u bë me qëllim promovimin më të veçantë Shqipërisë sonë të bukur në muajin e festave të nëntorit, duke përcjellë vlerat më të larta të atdhedashurisë, krenarisë kombëtare, figurave dhe simboleve tona më të dashura, si dhe ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e popullit tonë.
