Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arrestohet polici në Tiranë, akuzohet për shpërdorim detyre

11:05 / December 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 450 1662626586xg policia 5 750x370 1 179
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një punonjës i Policisë në Tiranë është arrestuar për shpërdorim detyre.

Në pranga ka përfunduar Alkid Ndreu, anëtar i Komisionit të gjobave, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Për të, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte nisur hetimet disa muaj më parë, pas denoncimeve të shumta që kishte marrë, se Ndreu merrte rryshfet në këmbim të kthimit të lejeve të drejtimit, pasi Policia Rrugore ua pezullonte qytetarve.

Gazetarja Xhensila Kodra, bën me dije për abcnews.al se rasti i fundit ka ndodhur kur ai është arrestuar në flagrancë është bërë ditën e djeshme teksa Ndreu i mori shumën prej 70 mijë lekësh të reja një qytetareje. Kësaj të fundit i ishte pezulluar patenta për tre muaj.

Nga verifikimet ka rezultuar se qytetarja me iniciale B.D e kishte të bllokuar lejen e drejtimit që nga data 24 nëntor deri më datë 17 shkurt të vitit 2023.

Por, pasi pagoi shumën e parave tek oficeri 48 vjeçar, Ndreu e mori patentën e vajzës nga Kartoteka në varësi të Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe ia riktheu asaj.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe Eduart Caka nga Kruja. Ky i fundit, sekser i oficerit të policisë. Caka rezultoi se ka marrë paratë nga qytetarja dhe ia ka dorëzuar oficerit Alkid Ndreu.

Caka akuzohet për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit tek personat me funksione publike.

Po për këto dy vepra penale, në gjendje të lirë po hetohet edhe qytetarja B.D.

Hetimet për këtë rast janë duke u ndjekur edhe për një tjetër punonjës policie, anëtar i komisionit. Ndërsa është sekuestruar edhe Kartoteka për t’u verifikuar afro 2 mijë leje drejtimi, për të verifikuar nëse ka pasur ose jo abuzime edhe me raste të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.