Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Kudo ku ka takime liderash ka protesta, s’ka asgjë të keqe. Në botë askush nuk i pengon

12:28 / December 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e së premtes me gazetarët në selinë blu, thotë se kudo ku ka takime liderash ka protesta. Për Berishën, të protestosh më 6 dhjetor nuk ka asgjë të keqe. Kreu i PD-së, theksoi edhe se qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe se liderët evropianë duhet të kuptojnë se shqiptarët janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë së tyre.

“Më 6 dhjetor, në Tiranë zhvillohet samiti i vendeve anëtare të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, janë gjëja më normale, janë pothuajse ligj. Kudo ku ka takime liderësh, ka protesta për kauzat. Qytetarët jo rrallë kanë kaluar në këto protesta edhe në mosbindje të thellë civile. Kjo ka ndodhur në Athinë, Xhenoa, Paris, Dublina, Uashington etj.

Pak javë më parë, amerikanët protestuan në Nju Jork gjatë samitit të OKB. Në Bruksel u zhvilluan protesta pak muaj më parë kur mbahej samiti me Afrikën i BE. Askush nuk i pengoi, askush nuk i ofendoi si agjentë të Kremlinit siç bën Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla.

Amerikanët protestojnë kur ka samite, francezët protestojnë kur ka samite, evropiano-perëndimorët i qëllojnë me vezë dhe bojë kur ka samite. Por kjo nuk ndodh kurrë në Korenë e Veriut, në Kubë, Egjipt, Arabi Saudite apo gjetkë. Atje protestat janë të paligjshme dhe qytetarët nuk protestojnë dot. Në Moskë nuk lejohen protestat“.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.