Në konferencën e tij me gazetarët në selinë blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u ndal te përplasja e dy demokratëve në Laç, tha se ndaj tyre janë marrë masa disiplinore.
“Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit. Komisioni ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që, mendon për mënyra të tjera përveç votës gabon shumë rëndë. Shkelmon të drejtën e tij dhe të demokratëve. Më datë 4 do bëhen primaret”,-tha Berisha.
Gjykata e Kurbinit cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Van Ricën, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.
