Hareer Husein Kamel, mbesa Saddam Hussein në një intervistë për RT, ka folur për librin e saj ku sjell historinë e Irakut ndryshe.

“Unë zgjodha të shkruaja librin për të treguar të vërtetën. Historia e vendit tim ka qenë shumë e keqinterpretuar”, tha Kamel, duke shpjeguar se si ndihej me përgjegjësi për të sqaruar mënyrën se si u portretizua Iraku, si dhe trajtimin e sulmeve ndaj familjes së saj.
“Vendosa të tregoja historinë e familjes sime të cilën njerëzit janë përpjekur ta diskreditojnë”.
Saddam Hussein udhëhoqi Irakun për gati 25 vjet derisa ai u rrëzua në 2003 dhe më pas u ekzekutua. Ai u akuzua për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë qëndrimit të tij në pushtet
