Mbrëmë në Vlorë, një 27-vjeçar plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin. Njëri prej të plagosurve me thikë në lagjen Çole, është 30-vjeçari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës për specializim të specializuar.
Gjendja e tij shëndetësore është kritike për shkak të plagëve që ka marrë. Edhe babai i tij 62 vjeçari Xhevdet Braushi ndodhet për momentin në reaminacion pasi gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar por deri më tani nuk dihet nëse është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i sulmit dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin, mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmbë.
