I dënuar si një anëtar i një grupi kriminal i specializuar në trafikun e drogës dhe importin e dërgesave të mëdha në Puglia, shqiptari u arrestua dje nga agjentët e policisë Viserba.
Kapja pasoi një kontroll policor në një vendbanim ku 45 vjeçari dyshohej se fshihej.
Pas disa orëve ndjekjeje, dy bashkëpunëtorët ishin vënë re duke përgatitur valixhet për të mundësuar arratisjen e shqiptarit.
Gjatë arrestimit, policia zhvilloi edhe një kontroll në ndërtesën ku qëndronte i ai si dhe makinën luksoze që kishte në dispozicion.
Pasi u identifikua dhe u kap nga policia, në gishtin e tij u vu re unaza me kokë luani, një detaj që ishte vënë re edhe më herët nga hetuesit. Unaza ishte e pranishme edhe në foton ku ai ishte shpallur në kërkim.
Ai do të gjykohet në Rimini edhe për shmangien e vendimit të dënimit.
