Politikanë të ndryshëm kanë dënuar sulmin e shënuar në protestën e sotëm ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Një nga emrat që ka reaguar së fundmi është edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila shkruan se agresioni ndaj kryetarit të opozitës është një nga momentet më të errëta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.
Sipas saj, sulmi fizik ndaj Berishës është vetëm politik.
Postimi i plotë i Topallit:
Ky agresion eshte vetem politik.
Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.
Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit per emrin e Partise Demokratike.
Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit.
Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozites eshte pa burrni.
Agresioni ndaj kryetarit te opozites ne proteste eshte thelbi i kultures te dhumes dhe i mos pranimit te misionit opozitar!
Lironi agresion.
Opozita e din kush eshte frumezuesi