Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Berisha është i shenjtë”/ Klevis Balliu fajëson Ramën për sulmin në protestë: Rrezik për kombin

17:28 / December 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sbb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha gjatë protestës së sotme në bulevard nga 31-vjeçari Gerti Shehu.

Sipas Balliut, organizatori i këtij sulmi është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që shton se Sali Berisha është i shenjtë për demokratët.

“Rama, djali i xhelatit dhe horri i nën urave të Parisit, kurdisi aktin naziskin kundër liderit historik.

Sot, në kupën e mbushur të Edi Ramës, u regjistrua edhe një akt naziskin kundër liderit historik Sali Berisha.

Kjo pjellë e nomeklaturës të fshehtë të rezidentit sovjetik Sofokli Lazi, si njeriu i marrë peng nga policia e fshehtë e një vendi ku tregtonte ikonat e vjedhura dhe njëkohësisht ushtronte profesionin më të vjetër të botës, u përpoq të frenonte protestë e opozitës, me shpresën e çmendur që të largonte Berishën nga udhëheqja e saj.

Skizofreni pensionist Edi Rama, i tronditur nga leximi që do ti bënin mysafirët europiane, u verbua dhe nuk e përmbajti dot derdhjen e kapacitetit të vet kriminal.

Askush që e njeh nuk habitet. Jeta e përnatshme e këtij njeriu dhe e përditshme lëviz përmes ngjarjesh të dhunshme kriminale të skeduara si cilësi të botës së krimit.

Ai zbuloj sot përpara ndërkombëtarëve që ka mashtruar, blerë apo korruptuar portretin e tij fashistoid. Që do të thotë se nuk pajtohet dot me njerëzit e lirë dhe lirinë e popullit.

Ai duhet të harrojë totalisht se nuk do arrijë kurrë të prodhojë një Vanderlybe.

Ai është autori, regjisori dhe producenti.

E ka kuotën e duhur të ligësisë dhe çmendurisë si dhe pasurinë e vjedhur, me të cilën shpreson se do të blejë mosndëshkimin e tij.

Sali Berisha është një njeri i shenjtë për demokratët dhe është kjo cilësi e tij që do të rrisë dhe fuqizojë ortekun e lirisë që po vjen.

I bëj thirrje Ambasadës Amerika dhe Bashkimit Europian për një lexim serioz të karakterit dhe bëmave të këtij mafiozi serial, që rrezikon kombin shqiptar dhe projektet Euro-Atlantike”, thekson Balliu.

Klevis Balliu proteste Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.