Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ditmir Bushati: Samiti duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon

20:19 / December 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbajtja e Samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë është komentuar dhe nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në një postim në rrjete sociale, Bushati shprehet se ky samit duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë me pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.

Postimi i plotë:

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vite që presin për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Zhvillimi i të parit Samit BE – Ballkan Perëndimor, në Tiranë , duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë me pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.

Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës, nuk është çështje e rendit alfabetik e as rastësi, por tregues i besimit të palëkundur të partnerëve tanë, për shkak të qëndrimeve të linjëzuara që vendi ynë ka mbajtur në vazhdimësi, si pjesë e familjës euro-atlantike.

Përmbajtja e deklaratës së Samitit të Tiranës, në dallim nga ato të Sofies, Zagrebit dhe Brdos është një hap përpara, pasi jo vetëm rikonfirmon angazhimin e plotë të BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, por edhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit, bazuar në reformat e besueshme, kushtëzimin e ndershëm e rigoroz dhe meritën individuale, si një proces me interes të ndërsjellë për rajonin dhe BE-në.

Është koha që të punohet për zbutjen e hendekut zhvillimor mes rajonit tonë dhe BE-së, fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, në mënyrë që anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor më në fund të bëhet realitet!

Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.