Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti, Gjosha: Mungoi vizioni për Ballkanin Perëndimor. Rruga e Integrimit do jetë e gjatë

09:56 / December 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
318773044 685240256295670 1772026846862973137 n e1670403348531
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në analizën e saj për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbaj të martën në Tiranë, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nënvizon se deklarata e miratuar mes liderëve të BE-së, ka një mungesë të vizionit dhe të një dokumenti strategjik për Ballkanin Perëndimor. Për të kjo tregon se Shqipëria dhe vendet e rajonit, do të kenë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme drejt integrimit në BE.

Postimi i plotë

Dëshiroj ta hap këtë status me faktin se nuk mund të qëndroj indiferente ndaj incidentit të ndodhur dje me liderin e opozitës shqiptare. Akt i rëndë i goditjes së fjalës së lirë dhe të drejtës së cdo kujt për të protestuar paqësisht! Kjo tregon se vendi ynë ka ende një rrugë të gjatë drejt integrimit të vlerave të demokracisë, qytetarisë dhe respektit ndaj të drejtave të gjithësecilit!

Duke u rikthyer te Samiti, patjetër që ai është historik, duke qënë se është i pari Samit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe zgjedhja e Tiranës si qyteti mikpritës është një mesazh i vecantë për Shqipërinë. Një akt mirënjohje për një vend besnik ndaj Europës dhe vlerave të saj!

Duket qartë se lufta në Ukrainë ka dhënë dukshëm rezultatin e saj për të kthyer vëmendjen e BE-së drejt vendeve të rajonit dhe rëndësinë që ato kanë për paqen dhe sigurinë e vetë BE-së. Nga ana tjetër shohim dhe tendencën për të mos lejuar më daljen e investimeve strategjike jashtë bllokut Europian, duke tentuar kështu edhe forcimin ekonomik të BE-së, nëpërmjet përjashtimit të vendeve me influencë negative kundrejt saj!

Deklarata e miratuar mes liderëve të BE-së sjell disa vendime të rëndësishme për të ndihmuar vendet tona për krizën energjitike, krijimin e hapësirave për të rinjtë, për të studiuar në universitetet europiane me tarifa më të ulëta, mbështetjen për emigracionin e paligjshëm, e një sërë cështjesh që prekin probleme të përditshme të qytetarëve tanë.

Ajo c’ka mungoi nga ky Samit është vizioni dhe dokumenti strategjik për Ballkanin Perëndimor. Perspektiva e zgjerimit duket e vakët panvarësisht mbështetjes dhe mesazheve pozitive. Kjo tregon se Shqipëria dhe vendet e rajonit do të kenë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme drejt integrimit në BE.

klajda gjosha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.