Meghan Markle dhe princ Harry, janë çifti më i përfolur dhe për ta mediat shkruajnë për çdo detaj. Ata u shfaqën në eventin e “Ripple of Hope Award Gala”, si fitues të çmimit “Robert F. Kennedy Human Rights Ripple of Hope Award”. Dukesha e Sussex u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, me shpatulla jashtë dhe të çarë në pjesën e përparme. Fustani ishte sa elegant aq edhe seksi sa ju mund ta konsideronit edhe si fustan për t’u celebruar.




