Ditën e sotme, Sali Berisha nuk është parë të ngjitet në zyrën e tij.
Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshem, ku Gert Shehu 31 vjeç goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha.
Në reagimin e saj, policia thotë se Shehu është arrestuar në flagrancë e ndaj tij rëndojnë du akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.
“Menjëherë pas incidentit në orën 20:00 të mbrëmjes, janë shoqëruar në polici për të dëshmuar rreth agresionit që iu bë kryetarit të Partisë Demokratike 4 prej truprojave të tij. Mësohet se në dëshminë e dhënë ata janë shprehur se kanë parë një person të afrohet dhe më pas të qëllojë me grusht kryetarin e demokratëve, për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar agresorin. Pas dhënies së dëshmisë, 4 truprojat e zotit Berisha janë lënë të lirë dhe ndaj tyre nuk ka nisur asnjë procedim penal, por burime zyrtare pranë PD më konfirmojnë se njëherazi policia ka thirrur për të dëshmuar edhe vetë kryetarin e PD. Të njëjtat burime më konfirmojnë gjithashtu që zoti Berisha nuk do të paraqitet në polici për të dëshmuar për shkak se dëshminë e tij e ka bërë publike një ditë më parë nga konferenca e jashtëzakonshme për shtyp ku ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi si dhe ish-drejtorin e Policisë Ardi Veliu si persona që kanë orkestruar dhe fshihen pas agresionit që iu bë atij duke përdorur një agjent të policisë kriminale. Gjithashtu këto akuza edhe sot i ka përforcuar më tej PD edhe përmes zëdhënëses e cila është shprehur se kryeministri Rama, Bledi Çuçi si dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po bëjnë çdo përpjekje për ta sfumuar këtë ngjarje duke e manipuluar atë me qëllim për ta nxjerrë pikërisht agresorin, 31-vjeçarin Gert Shehu, si një njeri me probleme shëndetësore mendore”, thotë TV Klan.
Postime te ngjashme
Add A Comment
