Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agjentja e shërbimeve sekrete serbe kontakte me zv.kryeministrin e Kosovës

19:20 / December 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besnik Bislimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, pretendon se një agjente e Shërbimeve Sekrete Serbe (BIA), Daniela Vuiçiç ka patur kontake me zv. kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

Këtë gjë ai e ka zbuluar gjatë një interviste për emisionin “Zona Zero” në Top News, ku ka zbuluar edhe detajet. Elezi ka thënë se agjentja serbe dhe Bislimi janë takuar gjatë një takimi për çështje biznesi, por në fakt ata kanë biseduar për tensionet në Veri të Kosovës.

Ai tha se ka informacione mbi Daniela Vuiçiç, e cila është agjente e shërbimeve serbe dhe mbi atë se çfarë është diskutuar në atë takim.

“Një agjente serbe ka patur kontakte me zv, kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Daniela Vuiçiç pretendon se ka marrëdhënie me Besnik Bislimi në një takim biznesi. Ne kemi informacione mbi atë se çfarë është diskutuar në atë takim. Kemi provuar se zonja në fjalë është pjesë e shërbimit sekret të Serbisë BIA. Agjencia e Inteligjecën së Kosovës ka informacione për këtë agjente. Që ka kontakte është e provuar. Në këtë takim, përveç cështjes së biznesit, janë diskutuar edhe çështje të sigurisë. Pavarësisht se ky takim kishte si fokus biznesin. Bëhet fjalë për çështjen në Veri. Aty kanë rënë dakord që do ketë provokime nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nga ana tjetër do ketë rezistencë nga grupet e mbështetura në Serbi dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve atje. Në këtë bisedë përmendet edhe “Sasha”. Ne si qytetar jemi shumë të shqetësuar se çfarë kanë diskutuar në këtë takim.” tha ai.

Bedri Elezi tha se kanë kontaktuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe iu kanë dërguar edhe email, por nuk kanë marrë përgjigje.

Daniela Vuiçiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krijohet bursa bujqësore/ Salla: Treg më i sigurt dhe çmime më të favorshme

14:03 / September 9, 2026

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 2026

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

11:17 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.