Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadori shqiptar thirrje deputetëve britanik: Ndaloni fushatën e diskriminimit ndaj shqiptarëve!

21:28 / December 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptaret gomone britani angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko u ka bërë thirrje deputetëve britanik për t’i dhënë fund “fushatës së diskriminimit” ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë në vend, pasi sipas tij fëmijët po “ngacmohen në shkollat ​​e tyre” për shkak të kombësisë. I pranishëm në Komisionin e Punëve të Brendshme, Qirko tha se duhet të ndalojnë së ndërtuari steriotipe negative që lidhen me shqiptarët.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të kërkuar që kjo fushatë diskriminimi ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu në Britani të Madhe të ndalet. Sidomos në pjesë të mediave kundër njerëzve të mi që jetojnë këtu. Duhet të ndalet sa më shpejt sepse ka njerëz sidomos të rinj që bullizohen në shkollat ​​e tyre vetëm pse janë shqiptarë”, tha Qirko.
Ai theksoi se mbi njëqind mijë shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe ka mjekë, avokatë dhe inxhinierë.

“Përforcimi i stereotipeve negative për një kohë të gjatë nxit vetëm diskriminimin dhe racizmin”, u shpreh ai.
I pyetur nga deputeti konservator, Tim Loughton, nëse ai pajtohet që Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të njohë asnjë kërkesë për azil nga shtetasit shqiptarë, ai tha: “I takon autoriteteve britanike të vendosin. Nuk mund ta diskutoj këtë çështje sepse nuk është problemi im. Ajo që mund të them është se Shqipëria është një vend i sigurt.”

I pyetur sërish nëse qeveria shqiptare do të kishte problem nëse kjo do të bëhej politikë e Mbretërisë së Bashkuar, ai tha: “Nuk dua të komentoj… Nuk më lejohet të komentoj”, tha ai.

Reagimi i tij vjen pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman muajin e kaluar iu referua “kriminelëve shqiptarë” në Parlament. Komentet e Braverman bënë që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të reagonte duke thënë se deklaratat e saj janë “thjesht ksenofobike”. Rama akuzoi Sekretaren e Brendshme për “diskriminim” ndaj shqiptarëve, sipas së cilit kjo ishte një “retorikë e lehtë për të justifikuar politikat e dështuara”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.