Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Drejtori i Komunikimit në PD zbulon gjendjen e Berishës pas goditjes në protestë

22:43 / December 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred lela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka zbuluar përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me emisionin “Open”, gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Berisha pas goditjes që ky i fundit mori gjatë protestës të së martës.

Lela bëri me dije se Berisha ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe ka zgjedhur që këtë të mërkurë të qetësohet dhe të qëndrojë në shtëpi.

Ai refuzoi të japë më shumë detaje, për faktin nëse Berisha i ishte nënshtruar ndonjë vizite mjekësore, duke thënë se nuk donte të ndalej më gjatë në këtë çështje.

“Gjendja e doktor Berishës është shumë e mirë, duke parë edhe sa i shpejtë në kohë ishte reagimi i tij. U ngrit foli dy herë dhe më pas konferencë shtypi në seli. Sot është duke pushuar në shtëpi dhe është shumë mirë”, tha ai.

Gjatë intervistës, Lela më tej tregoi në mënyrë të detajuar momentin e sulmit ku tha se: “Ishte anormale, brutale, tronditëse. Po goditej lideri i opozitës që po shkonte në krye të protestës paqësore në ditën kur ishte edhe Samiti i BE. Po goditej shefi i një opozite që të gjithë jemi dëshmitarë është skajuar në ring nga pushteti që i kontrollon të gjitha dhe që po bën çmos që ta nxjerrë jashtë. Po goditej kreu i një pjesë të popullit shqiptar që përballet me arrogancën e mazhorancës. Protesta ndalohen në Korenë e Veriut dhe në Rusi”, tha ai.

Alfred Lela Berisha shendeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.