Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rudina Hajdari kujton të atin në Ditën e Rinisë: Kur jam e demoralizuar, i rikthehem kësaj pike të historisë

10:38 / December 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azem hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja Rudina Hajdari kujton babain e saj, Azem Hajdarin duke thënë se në 8 dhjetor të 1990, ai doli të nisë një rrugëtim pa kthim për të përmbysur një nga diktaturat më të egra në botë.

Ndër të tjera Hajdari shkruan se sa herë ndihet e demoralizuar e gjen dorcën te babai dhe ata mijëra studentë të cilët nuk pyetën për kërcënimet, por ngritën krye për një jetë më të mirë.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Në 8 dhjetor të vitit 1990, lëvizja studentore e udhëhequr nga Azem Hajdari, ia doli të nisë një rrugëtim pa kthim për të përmbysur një nga diktaturat më të egra në botë.

Ata studentë dhe pedagogë me kurajon dhe qëndresën e tyre ia dolën të ndryshojnë historinë e vendit.

Sa herë ndihem e demoralizuar, i rikthehem kësaj pike në historinë e Shqipërisë dhe aty gjej forcë.

Gjej forcë te Azem Hajdari, gjej forcë te ata mijëra studentë të cilët nuk pyetën për kërcënimet, nuk pyetën për dhunën policore, nuk pyetën për terrorin komunist, por ngritën krye për një jetë më të mirë.

Akti i tyre duhet të frymëzojë edhe sot, çdo të re e të ri e të na japë forcë për të luftuar e punuar përditë që e ardhmja jonë të jetë këtu e jo në emigrim.

Akti i tyre duhet të shërbejë si motivim për çdo shqiptar që të kërkojë me forcë një Shqipëri si gjithë Europa, me institucione të forta, demokraci të vërtetë e shtet që punon për mirëqënien e çdo banori.

Gëzuar 8 dhjetorin!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.