Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Çfarë po ndodh me makinat elektrike në Norvegji?

11:45 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elecrtric
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Norvegji ka një bum të shitjes së makinave elektrike. Rreth 1/3 e makinave që u shitën në Norvegji gjatë vitit të kaluar ishin elektrike. Ky shënon një rekord, ndërsa vendi skandinav po përpiqet t’i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025.

Federata Norvegjeze e Rrugëve thotë se shitjet e makinave elektrike janë rritur në 31.2 % në 2018-n, në krahasim me 20.8 % të vitit 2017 dhe vetëm 5.5% në 2013-n, ndërsa shitjet e makinave me naftë e benzinë janë në rënie.

Norvegjia synon ta zerojë emetimin e karbonit deri në 2025-n. Por ka ende për të bërë. 2/3 e makinave ose 148 000 të tilla me karburant janë shitur në vitin 2018-n në Norvegji.

Shifrat e bëjnë Norvegjinë lider në shitjen e makinave elektrike në raport me numrin e banorëve.

Përdorimi i makinave elektrike në Norvegji është pjesë e strategjisë së saj, si prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Europën Perëndimore, për t’u orientuar drejt një ekonomie më miqësore me mjedisin. Islanda renditet e dyta për shitjen e makinave elektrike me 12% të totalit, ndërsa e treta qëndron Suedia me 6%.

Përkundër kësaj tendence, Kina ka vetëm 2.2% të shitjeve makina elektrike, ndërsa SHBA-të 1.2%.

Në përpjekje për të reduktuar sasinë e çliruar të karbonit, Norvegjia po promovon makinat me bateri, duke reduktuar taksat për to dhe duke ofruar benefite se parkimi falas apo pikat e shumta të rikarikimit.

elektrike Makina norvegji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të vdekur dhe një i plagosur

16:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.