Anëtarët e dy bandave kriminale janë përleshur me armë në mes të një rruge në lagjen Fatih të Stambollit. Ata dyshohet se janë pasuruar duke kërcënuar biznesmenë nga Taxhikistani.
Gjatë konfliktit ka humbur jetën një 26-vjeçar, ndërsa dy persona janë lënduar.
Mësohet se mes tyre ka pasur një mosmarrëveshje për shkak të një anëtari të rrjetit, i cili ka kundërshtuar marrjen e parave nga një biznesmen në punën e tyre të fundit, duke thënë se “ai është miku im, mos i merrni para”.
Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, të akuzuarit kanë deklaruar se përplasja ka ndodhur për shkak të një borxhi.