Mbrëmjen e së enjtes, një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar patrullën e efektivëve në veri të Kosovës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur një polic, i cili mori dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Po ashtu u dëmtua edhe një mjeti i efektivëve, i cili mori dëme të konsiderueshme materiale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të situatës në Kosovë, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç.
“Gjatë natës dhe mëngjesit me ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Milan Mojsiloviç, nuk ka dorëzim”, shkruan Vuçiç.
