Në shkollën 9 vjeçare “Gustav Mayer”, në qytetin e Tiranës, u zhvilluar aktivitet sensibilizues në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Romëve. Situata që synonte të zhvillonte njohuritë, aftësitë dhe shprehitë rreth temës ishte “Romi dhe Romuli”. Fëmijët u vendosën në grupe duke iu dhënë pika orientimi mbi origjininën, prejardhjen, traditat dhe kulturën Rome. Iu kërkua të krijonin me pikat e orientimit të dhënë imazhin rreth një njeriu Rom si dhe të përshkruanin nëpërmjet një eseje, pikture, ose referimi, duke nxjerrë në pah që pavarësisht përkatësisë racore ata gëzojnë të drejta të barabarta dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet e gëzojnë respekt!
Aktiviteti u zhvillua në trajtë konkursi, interpretim, pikturë, informacioni dhe do të vijojë gjatë gjithë javës me të gjitha klasat. Nxënësit treguan interes të madh rreth kulturës, traditave dhe zakoneve Rome. Interesant ishte fakti i shpjegimit të simboleve në flamur Rom.

