Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, nga Korça ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqi po punojnë për të përparuar procedurat me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje, për çështjen e ndarjes së detit, në gjykatën e Hagës.
‘Pardje janë takuar të dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë dhe të dy kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur, që do të thotë të përparojë procedura me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje për çështjen e ndarjes së detit, të kufijve detarë në gjykatën e Hagës.’- tha Kamitsi.
E pyetur në lidhje me fluksin e emigrantëve në pikat kufitare për festat e fundvitit, dhe punën e reduktuar në doganat greke, duke shkaktuar radhë tek qytetarët, Kamitsi tha se kjo çështje do të shihet me përparësi.