Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati: Është koha që BE-ja ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj

19:11 / December 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, është tregues i besimit të palëkundur të partnerëve.
Në takimin e tij të radhës në Public Square, Bushati thotë se “lufta në Ukrainë ka rritur ndërgjegjësimin për cënueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për të rishikuar procesin e anëtarësimit”, ndaj, “duke pasur parasysh këtë kontekst, zhvillimi i të parit Samit BE – Ballkan Perëndimor, në rajonin tonë, duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë.
Me qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së, Tregu i Përbashkët Rajonal, i dakorduar në kuadër të Procesit të Berlinit, vlerësohet si hap përgatitor. Bërja realitet sa më parë e Tregut të Përbashkët Rajonal do të stimulonte tregtinë ndër rajonale dhe do të tërhiqte më shumë investime, megjithëse duhet pranuar se kapacitetet për tregtinë ndër rajonale janë modeste.
Megjithëse Samiti BE – Ballkan Perëndimor i mbajtur në Tiranë, shënon një hap të rëndësishëm përpara, padurimi për afatizimin e procesit të anëtarësimit në BE është i madh. E njejta gjë mund të thuhet edhe për ofrimin e instrumenteve politik dhe ekonomik që mundësojnë një gjë të tillë dhe që zbusin hendekun zhvillimor, që veçse thellohet me kalimin e kohës mes nesh dhe BE-së.
Bushati thotë se “Është koha që BE-ja ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Barra financiare e vlerësuar për anëtarët e BE-së do të varionte midis 0.014% dhe 0.026% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), apo në një shumë vjetore mes 1.6 euro dhe 10.8 euro për frymë. Kjo është një barrë e papërfillshme për BE-në, por një investimin gjeostrategjik që shoqërohet me një divident të madh politik, e që do të shënonte zgjerimin përfundimisht të sovranitetit të BE-së mbi të gjithë Europën Juglindore”.

Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.