Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Këshilla nga ekspertët për të parandaluar rënien e flokëve

19:58 / December 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gettyimages 470309566
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka shumë shkaqe të rënies së flokëve, të cilat e bëjnë një sfidë të vështirë gjetjen e shkakut real nga një person në tjetër. Në pjesën më të madhe të rasteve, humbja e flokëve nuk lidhet me ndonjë sëmundje të brendshme apo sistemike; gjithashtu dhe një dietë e keqe nuk është një faktor i zakonshëm. 

1.Kujdes me dietën ushqimore
Proteinat janë elementë shumë të rëndësishëm për një trup sa më të shëndetshëm, përfshirë këtu edhe flokët tuaj. Sigurohuni që po konsumoni mjaft proteina në dietën tuaj ushqimore. Burimet më të mira të proteinave janë qumështi, e bardha e vezës dhe peshku. Ju gjithashtu, duhet të hani ushqime me acide të larta yndyrore omega-3, të tilla si salmoni, dy ose tri herë në javë.2.Sa më shumë vitamina dhe minerale

2.Sa më shumë vitamina dhe minerale

Vitamina A është vendimtare për flokët e shëndetshëm, sepse ajo “punon me sintezën e yndyrës”. Produktet ushqimore të pasura me vitaminë A përfshijnë zarzavatet, karotat dhe vezët. Ndërkohë edhe vitamina B12 ndihmon më shumë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, çka siguron më shumë oksigjen për trupin tuaj. Edhe vitamina C ndihmon që të keni flokë më të shëndetshëm, ndërsa vitamina E ndihmon në rritjen e enëve të gjakut, gjë që i ndihmon flokët të rriten.

3.Balanconi hormonet


Shumë njerëz që fillojnë të humbasin flokët kanë një çekuilibër hormonal. Nëse vuani nga diçka e tillë, mendoni që të përmirësoni situatën duke konsumuar ushqime që ndihmojnë në stabilizimin e hormoneve.

4.Konsultohuni me mjekun tuaj


Ka disa faktorë që mund të çojnë në humbjen e flokëve, duke përfshirë stresin, sëmundjen e tiroides, aneminë dhe medikamentet për sëmundjet e zemrës. Bisedoni me mjekun tuaj për t’u siguruar që rënia e flokëve tuaj, nuk lidhet me ndonjë nga këto çështje.

5.Pini më shumë ujë

Qëndrimi i hidratuar është vendimtar në rritjen e indeve dhe ndihmon për një organizëm më të shëndetshëm. Vetë boshti i flokëve është kryesisht i përbërë nga uji. Vendosini vetes një qëllim për të pirë së paku 1-2 litra çdo ditë. Gjithashtu, shmangni pijet me karbohidrate, të konservuara të cilat do të dobësojnë sistemin imunitar dhe do të bëjnë që flokët tuaj të kenë më shumë gjasa të bien.

6.Kujdes me duhanin e alkoolin
Pirja e duhanit zvogëlon qarkullimin, dhe kjo përfshin edhe rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës. Pirja e alkoolit dhe kafeina do të pengojnë sistemin imunitar dhe do të shkaktojnë pasoja të mëtejshme në rënien e flokëve.

7.Kujdes me produktet kozmetike
Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre shkatërrojnë flokët duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik tjetër i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë çekuilibrim në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

8.Masazhoni lëkurën e kokës
Masazhi mund të ndihmojë në qarkullimin e gjakut dhe do të bëjë që flokët tuaj të qëndrojnë aktivë dhe të shëndetshëm. Për ta përmirësuar këtë qarkullim, gjatë masazhit hidhni edhe disa pika vaj bajame.

parandalim renia e flokeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

17:08 / March 15, 2026

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.