Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

Fati i “buzëqesh” Argjentinës nga penalltitë, e pret Kroacia në gjysmëfinale

23:02 / December 9, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
argjentine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Argjentina ka siguruar një biletë për në Gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit. Kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni barazoi 2-2 me holandezët, në ndeshjen e luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail), ndërsa as në shtesa nuk pati gola, çka bëri që gjithçka të “vulosej” nga 11-metërshat.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të. Ishte Lionel Messi që me një assist magjik nxorri blof disa lojtarë të “Tulipanëve” dhe shërbeu për Molinën, i cili dërgoi topin në rrjetë. Sërish Messi do ishte protagonist për kombëtaren e tij, çerek ore para fundi. Ylli i futbollit botëror realizoi golin e sigurisë nga pika e bardhë. Goli i Weghorst do rihapte përkohësisht takimin, ndërsa barazimi do vinte në fund nga i njëjti autor.

Shtesa nuk prodhoi gola dhe bileta u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Më të saktë nga pika e bardhë u tregua kombëtarja Albiceleste (Gabuan Van Dijk, Berghuis).

Argjentina ka një pengesë mjaft të madhe përpara, ku për të shkuar deri në finale të Kompeticionit, duhet të eliminojë Kroacinë. Në krahun tjetër, skuadra e Van Gaal e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit të Katarit, me pengun më të madh: Trofeun.

ARGJENTINA gjysmefinale KROACIA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.